Aktori i madh i “Hollywood”-it po qëndron në Kosovë, po e xhiron filmin “Unë dhe Millosheviqi”…

Aktori I njohur hollivudian, William Baldwin po qëndron në Kosovë.

Deri më tani nuk ishte ditur se pse po qëndron në Kosovë, por tash është mësuar arsyeja, shkruan Neutral.al

Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus ka shpërndarë disa fotografi në profilin e saj në Facebook me ç’rast ka treguar se William Baldwin dhe Maria Grazia janë pjesë e filmit “Unë dhe Millosheviqi”.

“Në takim me të famshmit William Baldwin e Maria Grazia, të cilët janë pjesë e filmit ‘Unë dhe Millosheviqi’ me skenar dhe regji të Arben Kastrtit e producente Shqipe Kamberi”, ka shkruar Pajaziti krahas fotografive ku shiuhen aktorët në fjalë.

Ëilliam ndërkohë njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Tow Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.

William Baldwin është vëllau i aktori të njohur, Alec Baldwin. Ky i fundit bëri shumë bujë pasi vrau në mënyrë aksidentale kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *