Aktori amerikan Bill Cosby u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një adoleshente, sipas një gjykate në Kaliforni.
Judy Huth pretendoi se ai e kishte sulmuar seksualisht atë kur ishte adoleshente në vitet 1970, sipas CNN.
Ajo ishte 16 vjeç në atë kohë dhe ngacmimi ndodhi në rezidencën Playboy të Hugh Hefner në 1975. Juria i dha asaj 500,000 dollarë dëmshpërblim.
Përmes avokatëve të tij, Cosby, 84 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Aktori i ftoi në një shtëpi ku u shërbeu të rejave pije të shumta alkoolike dhe më pas i çoi në rezidencën e Playboy.
Huth tha se Cosby e dinte moshën e saj dhe të shoqes së saj, ai iu propozoi që adoleshentet “që nëse ndonjë prej të Playboy pyeste moshën e tyre, ato duhet të gënjenin të thoshin se ishin 19 vjeç”.
Cosby e çoi atë në një dhomë gjumi në rezidencë ku e ngacmoi seksualisht.
Ky rast dëshmon se mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh, tha avokati i saj. Përmes avokatëve të tij, Cosby, 84 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Që nga viti 2005, më shumë se 50 gra kanë akuzuar Cosby për sulm seksual.