Kryeministri Albin Kurti mbrëmë ka qenë prezent në dasmën e ish-deputetit të PDK-së, Andin Hoti.
Kurti është parë i buzëqeshur dhe i relaksuar në dasmën e djalit të veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti.
Mirëpo, një detaj në veshjen e Kurtit ia ka tërhequr vëmendjen aktivistit, Uk Lushi. Lushi e ka kritikuar kryeministrin për mbajtjen e kravates në dasmë.
“Thuni dikush kryeministrit: hiqe burrë kravatën nja dy orë se n’dasëm jemi! Shlirohu o burrë”, ka komentuar Lushi në një fotografi të Kurtit. /Insajderi