Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në qytetin e Prizrenit.
Portali Neutral bazuar në burimet e saj, mëson se Policia po zhvillon aksion kundër parave false, teksa po bastisen disa lokacione.
Sipas informacioneve të para ka edhe persona të arrestuar.
Neutral ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë informacione ende.