Aksidentohet vetura me migrantë të paligjshëm në Hungari, vdesin dy persona

Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të lënduar, pasi një veturë që po transportonte migrantë të paligjshëm u aksidentua sot në Hungari.

Vetura goditi një pemë dhe u rrokullis, në afërsi të qytetit Kiskumnajsa, pranë kufirit me Serbinë, raporton agjencia “AP”.

Shoferi i veturës largua me shpejtësi pasi policia tentoi ta ndalonte dhe humbi kontrollin në një kthesë.

Ndryshe, Hungaria ka pasur qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm, ashtu që në vitin 2015 vendosi një gardh kufitar prej 320 kilometrash përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *