Aksidentohet ekipi i organizatës për Astronomi të Kosovës, i dëmtohen teleskopët

Në aksidentin e shënuar mbrëmë në ‘Rrugën e Kombit” është përfshirë ekipi i organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo”.

Pjesë e ekipit ishte kryetari i organizatës, Milaim Rushiti, si dhe fotograf Euron Ilazi, të cilët për pasojë, morën lëndime të lehta, por një numër i konsiderueshëm i pajisjeve optike u dëmtuan.

Sipas organizatës, ata u goditën nga pas nga një mjet “që po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme”, teksa teleskopët që u dëmtuan ishin pjesë thelbësore në përhapjen dhe popullarizimin e shkencës së Astronomisë në Kosovë gjatë viteve të kaluara.

“Mbrëmë, ekipa jonë, duke përfshirë kryetarin e organizatës, Prof. Milaim Rushiti, si dhe fotograf Euron Ilazi, u përfshinë në një aksident rrugor në autostradën “Rruga e Kombit”, gjatë udhëtimit për të realizuar një aktivitet shkencor në Gjimnazin “Loyola” në Prizren. Ata u goditën nga pas nga një mjet që po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme. Fatmirësisht, të dy anëtarët mbijetuan me lëndime të lehta trupore. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i pajisjeve optike të përfshira në aksident u dëmtuan. Këta teleskopë ishin pjesë thelbësore në përhapjen dhe popullarizimin e shkencës së Astronomisë në Kosovë gjatë viteve të kaluara. Përkundër shqetësimit dhe humbjes financiare, ekipa jonë gjenë ngushëllim në faktin që të gjithë të përfshirit në aksident mbijetuan me lendime të lehta trupore. Pakënaqësia e papritur e jetës na mëson të jemi mirënjohës për atë që kemi”, thuhet në njofitm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *