Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Raushiq të Pejës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:42 policia është njoftuar se një aksident ka ndodhur në Raushiq, në dalje të Pejës, ku janë përfshirë dy makina ndërsa dy persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, kurse njësitë kompetente janë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.