Janë identifikuar katër shqiptarët në mesin e viktimave nga aksidenti vdekjeprurës, ku një tren me pasagjerë u përplas kokë më kokë me një tren mallrash në Tempi të Larisas.
Trupat e tyre janë identifikuar përmes ADN-së, të marrë nga të afërmit e tyre. Mediat helene kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Ledio Ruçi, 21-vjecarja Klaudia Lata dhe 23 vjecarja Ifigjenia Micka.
Ata ishin cilësuar si të zhdukur nga autoritetet, teksa të afërmit e tyre i kërkonin prej 3 ditësh. Më herët ishte konfirmuar 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte prej 10 vitesh në bar/bufe brenda në tren, raporton abcnews.
57 persona mbetën të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga aksidenti tragjik. Në spital po marrin trajtim 15 persona 6 prej tyre janë në gjende më të rëndë shëndetësore.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin për heqjen e mbetjeve nga zona, megjithatë të gjithë trupat e pasagjerëve që raportohej se ishin në vagonët e parë, janë gjetur.
Qeveria ia ka lënë fajit gabimit njerëzor, që sipas punëtorëve të hekurudhave ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së sistemeve të sigurisë dhe numrit të vogël të punëtorëve.
Drejtori i stacionit të trenave në qytetin Larisa është arrestuar lidhur me këtë aksident.