Aksidenti në Shtedim, viktimë është një 30-vjeçar

Një person i moshës 30-vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, përkatësisht në fshatin Shtedim.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete dhe një biçiklist.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – tha Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *