Aksidenti me fatalitet në Pogragjë të Gjilanit, Prokuroria merr këtë vendim për drejtuesin e veturës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Llovcë-Pogragjë në rajonin e Gjilanit.

Në aksident trafiku ishin përfshirë një automjet transportues dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Vozitësi i veturës civile njoftohet të jetë arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *