Aksident trafiku në Gjilan, ka të lënduar, ky është shkaku…

Mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, në afërsi të Zjarrfikësve në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Është bërë e ditur se dy persona janë lënduar nga ky aksident dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor dhe sipas informatave të para, njëri nga ta e ka gjendjen më serioze.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga njëra prej veturat e përfshira.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *