Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, i dyshuari arratiset nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:44 në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Dobërlluk, shkruan Express.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dobërllukë, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa personi që ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa sa i përket dëmeve materiale, Pllana tha se janë të vogla.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Ajo ka thënë se automjeti që e ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me rastin jane duke u marr hetimet e Njesise se Trafikut Rajonal”, tha Pllana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *