Si pasojë e vetaksidentit në afërsi te Rrethi në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.
/insajderi/