Një aksident në afërsi të kufirit Hungari-Serbi, gjegjësisht në autostradën M5, ka ndodhur pasditën e së enjtes.
Lexues të lajmi.net kanë dërguar pamje nga atje, ku sipas tyre, aksidenti ka shkaktuar pritje të gjata për mërgimtarët që janë nisur për në Kosovë.
Në videon e dërguar nga lexuesit, shihen kolona të gjata të shkaktuara nga aksidenti rrugor.