Aksident me fatalitet në Rugovë, kamioni godet një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditën e sotme në Bogë të Rugovës.

Indeksonline raporton se viktima në fjalë, R.Kelmendi, është goditur nga një kamion, derisa ishte duke punuar.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”” deklaroi Gashi për Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *