Aksident i rëndë në Pejë, ka shumë të lënduar

Gjatë ditës së sotme rreth orës 17:37 ka ndodhur një aksident në Pejë më saktësisht në afërsi të fshatit Kliqinë në Jabllanicë të Leshanit.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime shtatë persona, raporton Sinjali.

Personat e lënduar janë dërguar me autoambulance dhe vetura private në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Kjo është pamja nga vendi i ngjarjes teksa shihet se përveç autoambulancës aty kanë arritur edhe zjarrfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *