Aksident i rëndë trafiku në Istog, ka shumë të lënduar…

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Rakosh të Istogut.

Nga ky aksident mbetën të lënduar tetë persona, po ashtu pati edhe dëme materiale.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se si ka ndodhur aksidenti.

Ai pohoi se shtatë nga të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërkaq i lënduari i tetë, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 06.08.2022, rreth orës 21:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në fshatin Rakosh-Istog. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, tetë (8) persona kanë pësuar lendime trupore. Të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë” deklaroi Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *