Aksident i rëndë trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’: Rrokulliset kamioni, përplaset me dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ tek hyrja për në Malishevë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net shihen njerëz në rrugë, ndërsa kamioni është rrokullisur dhe dy vetura janë dëmtuar.

Nga ky aksident ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë arritur Ambulanca dhe as policia. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *