Aksident i rëndë trafiku, ka të lënduar

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Qendrës Studentore.

Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus urban, një kombi dhe një veturë.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjashtë persona janë lënduar.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”- tha Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pasi që për shkak të këtij aksidenti është krijuar edhe kaos në trafik ku pastaj policia është marrë me rregullimin e qarkullimit të mëtutjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *