Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Gllogjan, ka të lënduar… 

Një persona kanë mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mesnatën e së martës në rrugën Pejë-Gllogjan, përkatësisht në fshatin Baran.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se në aksident janë të përfshira dy automjete, njëri me targa zvicerane.

“Sot në orët e para të mëngjesit 01:47 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Pejë-Gllogjan, përkatësisht në fshati Baran. Ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy veturave, një bmw me targa zviceranë dhe një veturë me targa të Kosovës. policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *