Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Belincë të Shtimes.
Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete, teksa një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 18:08 në rrugën magjsitrale Prizren-Shtim, në fshatin Belinc ,ka ndodhur aksident komunikacioni, ku të përfshira ishin dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lendime trupore dhe po trajtohet në QKMF – Shtime”, tha Veseli.
Tutje, ai bëri të ditur se njësia e komunikacionit të Ferizajt po e hetojnë rastin.