Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan, rrokulliset vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak momentesh në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, shkruan lajmi.net.

Në një video të siguruar nga lajmi.net shihet se si njëra nga veturat është rrokullisur tërësisht e madje është dëmtuar e tëra.

Siç kanë thënë dëshmitarët për lajmi.net, nga aksidenti ka të lënduar.

Nga Policia ndërkaq nuk kanë folur ende lidhur me rastin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *