Aksident i rëndë në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 12-vjeçarin

Një 12-vjeçar është përplasur për vdekje këtë mbrëmje në Gjirokastër. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër. Punonjësi i policisë, 24-vjeçari me iniciale E. D. po drejtonte automjetin e tij privat tip “Benz”, kur ka goditur 12-vjeçarin me iniciale E. I.

Nuk dihet nëse ka qenë kalimi i gabuar i fëmijës apo gabimi në drejtimin e mjetit nga ana e policit që ka shkaktuar përplasjen, shkruan TCH.

24-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *