Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në kilometrin 18, segmenti rrugor në Stanovc në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, tha Zahiti.