Tragjike: Vetura godet biçikletën, vdes 5-vjeçari në Mitrovicë

Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku me fatalitet

Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara  ka humbur jetën viktima-biciklisti  i moshes  pesë (5) vjeçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *