Akil Gjakova ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit në Abu Dabi.
Xhudisti nga Kosova ka shfaqur formë fantastike edhe në gjysmëfinale.
Gjakova në gjysmëfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev duke e hedhur në dysheme.
Ai tani i ka siguruar Kosovës medalje dhe është në luftë për ta fituar të artën.