Kompania e fluturimeve, “Air Albania” ka sqaruar në një deklaratë zyrtarë shkaqet e ndarjes nga jeta të stjuardesës, Greta Dyrmishi, e cila ndërroi jetë më datë 21 dhjetor pasi avioni ka zbritur në Londër.
“Air Albania” bën të ditur se Greta Dyrmishi ka pësuar atak kardiak, por edhe pse i është dhënë ndihma mjekësore ajo ka ndërruar jetë.
“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.
Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.
Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, thekson kompania Air Albania.