Ahengjet po i marrin në qafë kosovarët: Hajnat në aksion nëpër shtëpi, prizrenasit ia avulluan kaq mijë euro

Qytetarët e Kosovës po ndihen në ankth e pasiguri, për shkak të vjedhjeve që po ndodhin nëpër shtëpi, sidomos gjatë sezonit të verës.

Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë, pasi aty nuk ndodhej askush, për shkak se e gjithë familja kishin shkuar në një aheng.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda dhe ka vjedhur mbi 7 mijë euro para, orë dore e telefon.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *