Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili organizoi një rebelim jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë në qershor, ishte në bordin e një avioni që u rrëzua në veriperëndim të Moskës të mërkurën, tha Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror.
“Një hetim është nisur për rrëzimin e avionit Embraer, i cili ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, midis tyre është emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin”, tha në një deklaratë Agjencia Federale e Transportit Ajror, sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve TASS, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria ruse e Shërbimeve të Emergjencave, ku tha se po kryejn operacione kërkimi, teksa bëhet e ditur se në aeroplan ishin njerëzit më të besuar të liderit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i cili tha se pas rrëzimit të aeroplanit mund të ketë qenë presidenti rus, Putin.
“Nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”, tha ndër të tjera Biden.