Le të themi, këto nuk janë ditë më të mira për Afrona Dikën. Modelja ka rënë sërish pre e një sulmi kibernetik. Bukuroshes i kanë vjedhur Instagramin për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.
Edhe ky veprim ka përkuar me momentin kur në media u publikua lajmi se ajo dhe Blero i kanë dhënë fund martesës.
Kujtojmë që dy javë më parë përmes një Instastory, Afrona njoftoi se e ka rimarrë sërish profilin e saj, duke i falenderuar të gjithë për ndihmën e dhënë.
“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, shkroi modelja në atë kohë, pa e ditur se do i ndodhte e njëjta gjë shumë shpejt.