Afrona Dika na qenka martuar me partnerin e ri?

Afrona Dika ka marrë të gjithë vëmendjen me postimin e bërë së fundmi në Instagram. Ajo ka lënë të kuptohet se është martuar me partnerin e saj të ri, zvicerianin James.

Afrona ka publikuar një foto krahas së cilës ka shkruar “Duke punuar me bashkëshortin tim”.

Nuk dihet nëse dyshja janë martuar me të vërtetë, apo Afrona e përdor si term për partnerin e saj. Kujtojmë se pak muaj më parë ajo i dha fund martesës me Bleron.

Partneri i ri i Afronës nuk është shqiptar dhe quhet James. Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër. Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *