Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është mjaft aktive në rrjete sociale.
Matoshi shpreh opinionin e saj lidhur me çështje të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me problematikat e shoqërisë tonë.
Një postim të tillë Adriana ka bërë edhe së fundmi përmes InstaStoryt në Instagram.
“Të gjithë e dimë që kur dikush e lëndon dikën fizikisht, gjykohet te vendi! Por si gjykohet dikush që t’i lëndon ndjenjat, dhimbjen e shpirtit? Si lëndimi fizik, poashtu ai shpirtëror janë krim, veç gjykimi për ato shpirtërore vjen prej Zotit, andaj kujdes”, ka shkruar aktorja.
Kujtojmë që deputetja e VV-së ditëve të fundit ka qenë e zëshme edhe në lidhje me rastin e sulmit fizik që u bë ndaj një gruaje të moshuar nga disa infermiere në Pejë.