Aktorja Adriana Matoshi përpos duartrokitjeve për sukseset e panumërta në karrierën e saj, në vëmendjen e shtypit ka qenë edhe për jetën e saj personale.
Muaj më parë Matoshi i dha fund lidhjes së bujshme me Keith, por duket se tani nuk është single.
E pyetur nga Prive për zhvillime në planin personal, Adriana nuk konfirmoi por as nuk e mohoi një lidhje të re, duke shtuar se është shumë e lumtur./Neutral