Adriana Lima bëhet nënë, djalit i vë një emër të pazakont 

Modelja Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë, duke zbuluar lajmin e lumtur përmes profileve të saja në rrjetet e saj sociale

Bukuroshja Adriana e lindi fëmijën e me të dashurin Andrea Lemmers (fëmija i parë i përbashkët i çiftit) më 29 gusht në Santa Monica të Kalifornisë, ndërsa njoftimi ka ardhur tash dhe djalin e kanë quajtur Cyan.

“Cyan është ngjyra midis të gjelbrës dhe të kaltrës në spektrin e dritës së dukshme. Është ngjyra e ujit në Bora Bora dhe Maldive, vende që janë në listën tonë familjare. Cyan është tani ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë”.

Engjëlli i dikurshëm Victoria’s Secret ka edhe dy vajza nga martesa me basketbollistin Marko Jaric. Çifti u nda në vitin 2014, pasi kaluan pesë vite së bashku dhe finalizuan divorcin dy vjet më vonë.

Me Lemmers, i cili me profesion është producent filmash, modelja filloi të takohej në vitin 2021 dhe në shkurt zbuluan se ishin në pritje të fëmijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *