Profesori i së drejtës kushtetuese Mazllum Baraliu thekson se komuniteti evropian duhet të jetë këmbëngulës në çdo gjë që bën, sepse, siç thotë ai, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka më shumë se një dekadë dhe nuk ka pasur rezultate. Ai sigurisht duhet të insistojë në planin evropian, thekson Baraliu, por me një seriozitet shumë më të madh.
“Mendoj se mbi të gjitha Bashkimi Evropian duhet të jetë konsistent në lidhje me planin franko-gjerman dhe se meqenëse ai tashmë është imponuar si dokument, duhet insistuar që të realizohet. Palët nuk janë mjaftueshëm të përkushtuara për ato dokumente. dhe në disa raste Bashkimi Evropian nuk ka reaguar”. Nuk mendoj se është serioze pas disa muajsh, kur duhet të insistojnë në këtë plan, që ta përsërisin, nuk mendoj se është e pranueshme për palët, as serioze për ndërmjetësin”, tha Mazllum Baraliu për RTK2.
Kurse profesori i shkencave politike Aleksandër Gjikiq thekson se plani evropian është një hap përpara për Kosovën, por jo për Serbinë.
“Në kuptimin juridik ndërkombëtar, asnjë plan evropian nuk mund të jetë i vlefshëm pa konfirmimin e Kombeve të Bashkuara. Meqenëse ai proces ka 11 vjet që vazhdon, ku në anën serbe është Aleksandër Vuçiq, i cili ka bërë shumë gjëra që janë keq për Serbinë gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj se plani evropian, d.m.th. Escobar apo kushdo që e udhëheq atë, zgjodhën Aleksandër Vuçiqin, si dikë që është i gatshëm të bëjë të gjitha këto lëshime”, theksoi Aleksandar Gjikiq, profesor i shkencave politike.
Kosova dhe Serbia në shkurt e pranuan planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje.