Sulmuesi anglez, Tammy Abraham, ka zbuluar se ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin e Romës, Jose Mourinho.
“Unë them shpesh se ai është si xhaxhai im në Romë. Para se të vinim këtu, biseduam dhe më pyeti nëse do të preferoja të qëndroja në Anglinë me shi apo të vija në Romën me diell. Po shijoj çdo moment”, – tha sulmuesi duke folur për “StarCasinò Sport”.
Abraham foli edhe për marrëdhënien e tij me Paulo Dybalan: “Para se të shkonte në Kupën e Botës, luajta me të dhe i thashë të fitonte Kupën e Botës, ta bënte për Messin dhe në fund ai fitoi. Jemi të lumtur për të.”