Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se sa më i komplikuar Asociacionit, aq më mirë bëhet për Qeverinë, pasi kjo e fundit mund ta bëjë sa më të lehtë të pranueshëm për qytetarët.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se qëllimisht po vazhdon komplikimi për Asociacionin.
Postimi i plotë i tij:
Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë.
1) Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët.
2) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë.
3) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë .
4) Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët.
5) Aq më pak do të dëmtohet Qeveria Kurti dhe VV-ja.
6) Aq më larg zemrës
7) Aq më shpejt harrohet
8. Aq më keq do të bëhet
Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina……..
– vazhdone ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se Qeveria në komplikime e paqartësi.