Abazi me akuza të rënda: Gjatë intervistimit tim ishte matrapazi me revole që më kërcënoi, informacionet ia dha Albulena Haxhiut

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar rëndë Ministrinë e Punëve të Brendshme se kanë dërguar një person të armatosur për ta kërcënuar gjatë intervistimit të tij për rastin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.

Abazi tha se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka informacionet se çka ka deklaruar ai në Prokurori, nga ky person të cilin e përmendi.

Unë jam thellësisht i frustruar me padrejtësinë. Unë kam ardhë, kam marrë pozitë të deputetit për me sjellë drejtësi. Ju e dëgjut ministren. Shkeljen tjetër të radhës. A e dini pse prokurori ka qenë shumë i kujdesshëm në intervistimin tim? Sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka dërgu një matrapaz gjatë intervistimit tim aty, i cili ka tregu revolen me kërcënim. Qëkjo është prej ku e ka informacionin ministrja, të cilin nuk duhet ta ketë atë informacion, të diskutimit të brendshëm në Prokurori. Vazhdon me shkelje të drejtësisë. Prandaj jam i frustrum. Sepse janë tri vite premtim, drejtësi nuk ka. Ku e di ministrja e Drejtësisë se çka kom thanë unë edhe çka kom depozitu unë në Prokurori? Gënjeshtër. E ka pyet matrapazin aty. Njerëz që vijnë me revole në intervistim të Prokurorisë për me i kërcënu njerëzit që kanë informacione. Po në fund nuk është hiç e rëndësishme çfarë informacione ka Haki Abazi. Është e rëndësishme që ministrja ka dështu me menaxhu me institucionin për të cilin është përgjegjëse”, tha Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *