Deputeti Haki Abazi, ka pyetur kryeministrin Kurti se kush ka dhënë urdhër që ‘Radojçiqi me cubat e tij’ të ecin maleve të Kosovës, ‘pa asnjë therrë në këmbë’.
‘Pse është tradhtu Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës.
Kush ka dhënë urdhër që Radojçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therrë në këmbë?’, ka thënë ai.
VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë.
A është duke u koordinu prapë Mimoza Kusari me Radojçiqin dhe qysh Radojçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit
Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pasë kërkush.
Sidomos jo ata që kanë gjujtë gaz lotsjellës, e kanë goditë shtetin me molotov, ka pasë të vramë për kauza të rrejshme, dalin blejnë lule të Holandës për me I qitë në varrezat e policëve të vramë dhe përqafin anëtarët e familjes për poenë politikë e fotografi të Facebook,
Por kur vjen puna për avancim të sektorit të sigurisë, nuk vijnë këtu.
A është Mimoza Kusari duke e bë ndonjë koordniim me Radojciqin dhe qysh ndodhi që Radojciqi me 90 cuba me depërtu atë rrethimin e hekurt të Kryeministrit prej televizorit edhe Facebook, edhe sot ata me qenë faktorë në ndryshimet kushtetuese.
Çka është fjala këtu?