Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.
Si e ka pritur Gerta vendimin e Oltës për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?
“Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij.”
Si ishin orët e para të Oltës pas daljes nga shtëpia e “BBV”?
“Olta menjëherë pasi la spektaklin bëri intervistën dhe erdhi te shtëpia ime, kisha prindërit aty. Ata nuk dinin gjë që Olta do të dilte, unë e mora vesh një ditë para. Ata mendonin se kishte dalë dhe do të rikthehej sërish.