A u dorëheq apo u shkarkua drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti?

Sot në media bëri bujë të madhe lajmi i largimit nga posti i drejtorit Samedin Mehmeti. Në media dhe deklarata thuhet se zt.Mehmeti dha dorëheqja nga pozita që mbante si shenjë profesionalizmi por një gjë e tillë duket të mos jetë e vërtetë. Në një reagim të bërë më vonë nga ish drejtori i Policise Zt.Rashit Qalaj i cili për publikun njihet si personi kyç që në vitin 2018 në cilësinë e drejtorit të departamentit të operacioneve së bashku me ish komandantin e njësisë speciale intervenuese (NJSI) Major Alban Jetullahu me sukses përfunduan operacionin në veri të Kosovës me ç’rast arrestuan edhe politikanin Serb Marko Gjuriq deklaron se plani për shkarkimin e Zt.Mehmeti nga posti që mbante ishte duke qarkulluar tash e një jave. Në këto deklarata del se arsyeja e “dorëheqjes” se Zt.Mehmeti është dështimi në menaxhim të shumë situatave e sidomos veprimeve në veri të vendit së fundmi . I njëjti burim tregon se arsyeja që ky shkarkim të përkthehet si dorëheqje ka të bëjë edhe me Zt. Xhelal Sveçla i cili dëshiron të del i paster nga ngjarjet e fundit. Vlenë tëheksohet se pas këtyre ngjarjeve udhëheqjen e Policisë e ka marrur Kolonel Fehmi Hoti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *