Prindërit e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, janë parë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, atje ku po mbahet gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e vajzës së tyre.
Seanca ka filluar para pak çastesh.
Është vërejtur numër i lartë i zyrtarëve policorë që po kujdesen për sigurinë e dy të dyshuarve. Dardan Krivaqa është parë i veshur edhe me anti-plumb, përcjell Insajderi.
Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.