A mund të ndodh sërish luftë në Kosovë, flet Maqedonci: Duhet të përgatitemi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe për kërcënimin e mundshëm të një lufte të re në Kosovë pas këtyre veprimeve të shtetit serb.

I pyetur se a ekziston mundësia për një front të ri në vend, ai u shpreh se përderisa ekziston mendësia në Serbi se Kosova është pjesë e tyre, duhet ta shohin gjendjen gjithnjë si kërcënim për të cilin duhet të përgatitemi.

“Përderisa ekziston qasja armiqësore e Serbisë, përderisa Serbia ende Kosovën e sheh si pjesë të saj, përderisa kemi një dislokim të trupave në jug të Serbisë në drejtim të vendit tonë, vlerësoj se ne duhet ta trajtojmë gjendjen gjithnjë si një kërcënim dhe duhet të përgatitemi për t’u përballur me këtë kërcënim.

Normalisht ne e kemi prezencën e NATO-s këtu që na jep siguri në aspektin e mbrojtjes së vendit nga ndonjë sulm eventual nga Serbia, mirëpo megjithatë Serbia vazhdon të ketë potencial për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe vendet e tjera”, u shpreh ndër tjera Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *