Disa javë më parë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale dolën me një njoftim publik. Flamuri dhe Armonda bënë të ditur se do të ‘pushojnë’ nga njëri-tjetri për arsye personale, zhvillim ky që ngriti dyshimet për një krizë të mundshme mes tyre.
Armonda s’ka vonuar shumë dhe është rikthyer në rrjete sociale, kësaj here e vetme.
Blogger-ja ka ‘pastruar’ profilin nga fotot e përbashkëta duke lënë vetëm veten.
Ajo i është rikthyer temës së lidhjes, e pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale.
Dikur prej tyre ka dashur të dijë nëse ka shancë të ribashkimit.
“Nuk e di, shumë pyetje por pa përgjigje” – është shprehur ajo.
Armonda ka mohuar se rrjetet sociale janë arsyeja e krizës, teksa ka deklaruar se njeriu “mëson nga gabimet”.