Deklaratat e kryeministrit se ekziston rreziku i luftës për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak nga Serbia, sipas ekspertëve politik e të sigurisë nuk duhet të anashkalohen. Sipas tyre, konfliktet e fundit në Ukrainë dhe përreth Rusisë kanë nisur pa kurrfarë paralajmërimi por tash janë vatra të luftës.
Pos kësaj sipas kryeministrit Albin Kurti, shqetësuese janë 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi.
Mbi këto fakte Kurti thotë nuk përjashtohen mundësinë që mund të ketë luftë.
Duke u bazuar në sjelljet e Serbisë edhe ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë për ndonjë konflikt, veçanërisht në veriun e Kosovës.
“Serbia dhe ai që është në krye të saj, Vuçiq janë në gjendje gatishmërie dhe tendenca e tyre është që ta krijojnë në Krime të vogël ashtu siç ka bërë Rusia, por tash me veriun e Kosovës”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.