Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, ka vazhduar të merret në pyetje sot nga Gjykata Speciale në Hagë.
Atij i është prezantuar një foto e Sokol Blakajt, emri i të cilit është përmendur se bashkë me Dedajn e disa të tjerë, është ndaluar nga UÇK-ja. Për të njëjtin, Prokuroria thotë se Dedaj kishte thënë se ka pasur lëndime në fytyre.
Në këtë formë, gjatë seancës, atij i është paraqitur një foto e Blakajt para mediave i mavijosur në fytyrë.
Dedaj tha se në këtë foto sheh Sokolin, mirëpo jo diçka më shumë.
Biseda:
Gjergj Dedaj: Kam qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, emocionale, psikologjike. Jam distancuar nga ajo që kam thënë nga 2001 deri 2014.
Prokurorja: Në maj të 2014-ës keni thënë që Sokol Blakaj është lënduar në fytyrë.
Gjergj Dedaj: Nuk jam mjek as s’kam qenë mjek me kqyr kush kur është lëndu. Unë po shoh një shejë, por po të ishte gjallë Sokol Blakaj do të ishte më mirë që ai ta tregonte se ku qysh është lëndu, se unë s’kam qenë as mjek as kontrollues i tyre.
Gjergj Dedaj: Lëndimi im ishte nga rrëzimi. Unë kam drejt mu rrëzu. Kam drejt mu ngrit.