Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se në Bruksel nuk janë përmendur sanksione ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka thënë se sanksionet “i ka përmendur dikush tjetër”.
Kam dëgjuar që i ka përmendur dikush tjetër, asnjëherë nuk kam thënë që t’i vendosen sanksione Prishtinës apo kujtdo, kur vendosen sanksione hyn në një atmosferë të keqe”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se sa i përket takimeve të sotme ka ritheksuar se Serbia nuk mund të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pavarësinë e Kosovës.