Monika Salihu, këngëtarja e njohur nga Kosova, ka bërë një zbulim interesant mbi mënyrën se si ka ndryshuar komunikimi me kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj në industri pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2.
Në një intervistë të fundit në RTV Dukagjini, në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Monika u shpreh se më parë disa nga kolegët në fushën e muzikës ia linin mesazhet “seen”, që nënkupton se përgjigjja nuk vinte kurrë, por tani situata ka ndryshuar rrënjësisht.
“Para hyrjes në shtëpitë e Big Brother VIP Kosova shumë nuk më kishin për respekt, më linin mesazhet pa përgjigje”, tha Monika.
“Ndërsa tani është kthyer në ‘typing’, që do të thotë se tani janë ata që më shkruajnë mua pa pasur nevojë të inicioj unë komunikimin. Por tani duhet të presin në rend pak, sepse unë kam marrë më shumë vlerësim dhe respekt”.
Prezantimi i Monikës në një nga programet më të ndjekura në Kosova e ka bërë atë një figurë më të dukshme dhe me më shumë ndikim në skenën muzikore.
Ndërkohë që karriera e saj vazhdon të ngjitet, shumë presin me padurim të shohin më shumë nga suksesi dhe talenti i saj në të ardhmen.