S’kalon rezoluta e PDK’së për çmimin dhe faturimin e rrymës, Vetëvendosja abstenon

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kërkohej anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe heqja e bllok tarifës, raporton Express.

Pro kësaj rezolute kanë votuar 29 deputetë, derisa 55 të tjerë kanë abstenuar.

“29 vota janë për, asnjë kundër, 55 abstenime. Konstatoj se Kuvendi nuk e miraton rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *