Policia e Kosovës ndërpreu koncertin e tenorit Ramë Lahaj të dielën, nën dyshimin se në lokacionin ku po mbahej, u raportua për bombë.
Organizatorët kanë njoftuar audiencën se duhet dalë jashtë shkaku i një alarmi për bombë, derisa hapësira të kontrollohet. KOHA është në pritje të konfirmimit policor.
Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pritet të vazhdojë.
Javëve të fundit, në Kosovë ka pasur alarme me bombë në disa lokacione, por që deri më tani të gjitha janë konfirmuar si të rreme.